Këngëtari Elton Deda ka reaguar pas denoncimit të emisionit “Fiks Fare”, se shoqata që mban e emrin e të atit “Shoqata Artistike Ferdinand Deda”, mashtronte me vendet e punës të cilat reklamonte, pasi në të vërtetë ajo rekrutonte punonjëse seksi nëpërmjet njoftimeve “online” të punësimit.

Me anë të një postimi një rrjetet sociale këngëtari shkruan se: Te premtoj qe do bej ç’eshte e mundur ( pasi e di qe shumepak prej baballareve te kombit do tu interesoje ta ndjekin kete ceshtje), ta heq perjetesisht fytyren tende te hijshme nga ajo vule dhe nga ai aktivitet i ndyre.

“I dashur Baba, Nder i Kombit dhe muzikanti gjeni. Me ne fund te erdhi edhe ty rradha qe ne 15 vjetorin e vdekjes, te dalesh ne TV, jo me baketen tende ne dore por fytyra jote e pashme e stampuar ne nje vule shoqate e cila merret me prostitucion dhe eskorta. Se si eshte legalizuar kjo shoqate ne gjykate nuk e di, por me siguri kane harruar te kerkojne pelqimin tend meqenese ti ke levizur per pak kohe jashte shtetit. Gjithashtu edhe per ne familjaret e tu, harruan te na kerkojne nje autorizim te perkohshem derisa te vije ti. Meqe te erdhi shpirti ne maje te hundes dhe vendose te mos ktheheshe, keta vendosen te te kujtojne duke te respektuar dhe duke i vene emrin tend te nderuar nje shoqate. Mbase po te kishe vendosur te rrije edhe mund te kishe perfituar dicka nen dore, pa zhurme dhe mbase kishe mbyllur ndonje vrime ne portofol. Te premtoj qe do bej ç’eshte e mundur ( pasi e di qe shumepak prej baballareve te kombit do tu interesoje ta ndjekin kete ceshtje), ta heq perjetesisht fytyren tende te hijshme nga ajo vule dhe nga ai aktivitet i ndyre. Nuk mund te rri pa falenderuar Fiks Fare qe e solli ne vemendje kete fenomen. Do flasim prape Babi, qendro i forte! Yt bir.”