Shoqata e Gjuetarëve proteston përballë kryeministrisë

162
Shoqata e Gjuetarëve ka zhvilluar sot një protestë përballë kryeministrisë për të kundërshtuar shtyrjen e afatit të moratoriumit për gjuetinë. Moratoriumi për gjuetinë ka përfunduar një ditë më parë, por qeveria kërkon ta shtyjë sërish. Anëtarë të shoqatës së gjuetarëve kanë thënë se janë dakord që të forcohet ligji, por janë shprehur se janë kundër moratoriumit. “Ne jemi kundër moratoriumit. I kërkojmë qeverisë të mos e shtyjë moratoriumin. Jemi i vetmi vend në Europë që kërkojmë rregullimin e gjuetisë me veprime ekstreme. Jemi pro forcimit të ligjit por jo për moratorium. Nuk janë gjuetarët ata që e shkelin ligjin”, janë shprehur gjuetarët.