Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet: Të na rimbursohen pajisjet për kurën

589
Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet në faqen e saj të Facebook ka protestuar për mos rimbursimin e pajisjeve mjekësore për diabetikët. Në një postim kjo shoqatë shprehet se politikanët do t’i jepnin zgjidhje këtij problemi vetëm nëse ata do të prekeshin personalisht. Disa kohë më parë, Asim Toro, kreu i kësaj shoqate, i bëri kërkesë qeverisë që bashkë me barnat të rimbursoheshin një pjesë e pajisjeve që kanë kosto të lartë për pacientët me diabet.

Edhe pse është premtuar që përgjatë vitit 2015 të rimbursohen pajisje si aget, protezat, fishat apo pompat e insulinës, situata nuk ka ndryshuar, thuhet në postimin e Shoqatës së Diabetikëve. “Ne nuk urojmë këtë fatkeqësi fëmijëve të politikanëve, por kërkojmë zgjidhje të problemit në lidhje me rimbursimin e fishave të glicemisë dhe materialeve të tjera mjekësore”, shkruhet në fund të postimit.
Sigal