Shoqata Bregdeti: Lukova jo njësi e përbashkët me Himarën!

653
Sigal

SARANDË: Vetëm 24 orë para diskutimit në Hotel “Butrinti” në Sarandë, ditën e premte, lidhur me reformën territoriale, ka reaguar ashpër dega e shoqatës “Bregdeti” për rrethin e Sarandës. Nëpërmjet kryetarit të kësaj dege, z.Mitro Zhupa, në gazetën “Telegraf” ekskluzivisht vijnë reagimet për reformën territoriale. Z.Zhupa shprehet ashpër, ç’ka trego nota të një reagimi të ashpër të kësaj shoqate, nëse shpërbëhet komuna e Lukovës, apo ajo do të copëtohet në njësi të tjera, dhe më e keqja është se reagimi më i madh do të ndodhë nëse kjo njësi vendore, historikisht më e vjetra, do t’i bashkëngjitet Himarës. Z. Zhupa, kryetar i degës së shoqatës e bregdetit për Sarandën, paraqet veçanërisht për”Telegraf” kundërshtitë dhe dakordësitë e tij me reformën territoriale, për sa i përket komunës së Lukovës. Përpos asaj që duhet të ekzistojë si njësi vendore, historikisht më e vjetra që me themelimin e shtetit shqiptar, por e keqja më e madhe do të jetë për këtë trevë bashkimi me Himarën, ose copëtimi me komuna të tjera, ku kjo komunë merret si plotësuese e orekseve të më të fortëve dhe mbështetësve nga qarqet e caktuara, dhe në këtë kontekst mbështetet bashkimi me bashkinë e Sarandës dhe jo me njësi të tjera. Ndryshe pas kësaj do ketë zhvillime jo të dëshirueshme pas asaj institucionale. Me Himarën, absolutisht, jo! Dhe kjo ka arsyet e veta, si që nga krijimi i shtetit shqiptar në 1912 tradicionalisht kanë qenë me Sarandën, dhe po të vijojmë tradicionalisht akoma, fshatrat e komunës së Lukovës nuk janë grekofolës dhe grekofile, siç ndodh me disa fshatra në Himarë. Historia ka fakte kokëfortë dhe këto fakte flasin. Por, edhe nga pikëpamja gjeografike, bregdeti ndahet në dy pjesë: bregdeti i poshtëm dhe i sipërm, që historikisht ndahen në lumin e Borshit, ku ndodhet dhe kufiri ndarës i Sarandës me Vlorën. Nëse Lukova bashkohet me Himarën, kufiri i Vlorës vjen në 500 metra larg qytetit të Sarandës. Pra, nëse flitet pastaj pas realizimit të këtij bashkimi për mënyrën organizative, kjo paraqet sorollatje qytetare, sepse të gjitha shërbimet e komunës Lukovë do të kryhen në Vlorë. Pra bashkimi me Himarën nuk është funksional. Komuna e Lukovës është perla e bregdetit, përparësia e turizmit, dhe si e tillë nuk ka pse Himara përvetëson resurset e sajë. Më e leverdishme do të jetë mosshkrirja e saj, por edhe se ndodh, kjo duhet të bëhet me Sarandën. Himarën nuk është funksional. Komuna e Lukovës është perla e bregdetit, përparësia e turizmit, dhe si e tillë nuk ka pse Himara përvetëson resurset e sajë. Më e leverdishme do të jetë mosshkrirja e sajë, por edhe se ndodh, kjo duhet të bëhet me Sarandën.