Shokuese/ Vëllai përdhunon motrën 13 vjeçare dhe dhunon prindërit

539
Sigal

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Kavajë, e cila është zbuluar mbrëmjen e djeshme kur policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar. Burime nga policia thanë se një ditë më parë kanë vënë në pranga Agim Dakën, 20 vjeç nga fshati Koçaj.
Dakaj është vënë në pranga sepse në banesën e tyre, ka kryer disa herë marrëdhënie seksuale me motrën e mitur me iniciale S. A. D., 13 vjeçe.
Por përveç kësaj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike edhe ndaj prindërve A. Daka dhe R. Daka.
Në momentin e arrestimit të riut i janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë model 56.