Shokuese/ Babai ‘masakron’ djalin, pastaj me dy thika qëllon edhe nusen

523
Parandalohet një ngjarje kriminale brenda familjes në Shkodër. Policia bën me dije se ka arrestuar një 44-vjeçar, pasi ka dhunuar me sende të forta djalin e tij 21-vjeçar e më pas me dy thika në brez i sulet atij dhe nuses, që po tentonin t’ia mbathnin për të shpëtuar.
“Në pranga u vu shtetasi Cak Nilaj, 44 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas në banesën e tij për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me sende të forta djalin e tij, shtetasin K.N. 21 vjeç dhe më pas i ka ndjekur djalin së bashku me bashkëshorten e tij E.N. të cilët po tentonin të largoheshin nga banesa për tiu shmangur shtetasit në fjalë”- njofton policia.
Sipas policisë, gjatë këtij momenti Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Cak Nilaj.
Gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 2 armë të ftohta (thika) në brez, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 130/a dhe 279 të Kodit Penal.
Sigal