Shoferi vlonjat me fat, tritoli shpërthen sapo zbret nga makina

542
Sigal

Një shpërthim me tritol është regjistruar gjatë natës në një automjet në Vlorë, pranë stacionit të Trenit, në lagjen ’24 maji’.

Nga shpërthimi në automjetin që qëndronte i parkuar pranë një pallat, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Makina “Mercedes-Benz” me targë AA 720 FD me pronar Agim Islamaj, 30 vjeç, banues në Vlorë shpërtheu në lagjen en njodhur ndryshe si “Çole”.

Automjetit i është vendosur një sasi lënde plasëse gjatë natës dhe ka shpërthyer në orën 07:30 të mëngjesit të kësaj të diele, sapo drejtuesi e kishte parkuar përpara banesës dhe kishte dalë prej saj.

Fatmirësisht ai ka shpëtuar pa asnjë lëndim nga shpërthimi.  Makina ka pësuar dëmtime në pjesën përpara si dhe i janë thyer edhe xhamat.

Lënda plasëse i është vendosur makinës në anën e pasagjerit. Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit/ve. Pronari i automjetit është marrë në pyetje nga uniformat blu dhe dëshmia e tij pritet të hedhë dritë drejt zbardhjes së kësaj ngjare