Sigal

Me protestën e studentëve janë solidarizuar të gjithë shqiptarët (kujtojmë se studentët fituan dhe respektin e kryeministrit Rama 3 ditë pasi i etiketoi si ngelës).

Ndërsa dje në të gjithë rrjetin qarkulloi videoja e një gruaje e cila u shpërndante bukë të rinjve protestues që qëndruan me orë të tëra para ministrisë së Arsimit, rrjeti vijon të gëlojë edhe sot me video ku duket qartë bashkimi të paktën shpirtëror i qytetarëve të Tiranës, pavarësisht bllokimit të qarkullimit në arteriet kryesore të qytetit.

Një video e cila po qarkullon masivisht është ajo ku një shofer autobusi ka ndaluar në rrugë dhe e ka shoqëruar marshimin me rënie borie dhe duke shtrënguar duart me të rinjtë si një shenjë solidarizimi dhe kurajoje për të mos hequr dorë deri në arritjen e synimeve të tyre.