Sigal

Drejtoria e Policisë Rrugore ka vijuar aksionin për të shmangur kundravajtjet në drejtimin e mjeteve, si gjendja e dehur, shpejtësia tej normave, etj.

Një grup i patrullimit është stacionuar në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Yrshekut, ku edhe janë aplikuar masa administrative ndaj shkelësve të kodit Rrugor.

I tillë ka qenë edhe rasti i një mjeti, i cili ecte me shpejtësi “skëterrë” prej 167 kilometrash në orë, por që nuk i shpëtoi radarit të policisë rrugore.

Drejtuesit të këtij mjeti iu bllokua leja e drejtimit, për të kaluar në komision, ndërsa policia përsëriti edhe njëherë thirrjen për respektim të rregullave të qarkullimit, si një mënyrë për të udhëtuar të sigurt.

Image