Shoferi 21-vjeçar tenton t’i shpëtojë policisë, por kapet në Igumenicë me 5 kg marijuanë

707
Një tjetër sasi drogë është kapur në Igumenicë pasditen e sotme, pas 10 kilogramëve marijuanë që u sekuestruan nga policia greke paraditen e sotme. Në aksionin e pasdites, policia e vendit fqinj, është vënë në ndjekje të një automjeti, i cili vinte nga kufiri i gjelbër, por nuk i është bindur urdhrit të policisë në Filat, për të ndaluar.
Pas disa minutave ndjekje, policia ka arritur të ndalojë mjetin, dhe nga kontrolli ka rezultuar se, në makinë fshihej një sasi prej 5 kilogramë marijuanë.
Sakaq, në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, 21 vjeç, shtetësia e të cilit nuk bëhet ende e ditur, si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
Sigal