Roja Bregdetare e Forces Detare shqiptare ka bërë të mundur shpëtimin e një peshkarexhe pranë Karaburunit, e cila ndodhej në rrezik. Peshkarexha “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë.

Në sajë të ndërhyrjes së Rojës Bregdetare, u shpëtuan dy pjesëtarët e ekuipazhit të peshkarexhës, dhe një fëmijë që ndodhej bashkë me ta.

Pas marrjes së sinjalit, anija e Forcës Detare rimorkioi peshkarexhën në portin e saj të daljes në Triport

Në këtë operacion ndihmoi edhe një mjet i Policisë Kufitare dhe Migracionit.

Image