Shkurtime në 16 ministri, kush i merr punonjësit. Skema e 182 emërimeve në AKSHI

1244
Shkurtime në disa ministri, ja kush i merr punonjësit
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit do të ketë 182 veta më tepër, mister misioni. A do të jenë “bateri” e marrëdhënieve me publikun!?
Shkurtimet do të prekin disa ministri, ndërsa Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit do t’i shtohen jo pak, por 182 punonjës. Lëvizja e qeverisë pothuajse e dyfishon numrin e punonjësve të AKSHI-t, ndërsa nuk është bërë publik qëllimi i këtij shtimi të madh të stafit. “Numri i punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për vitin 2018, shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335”, theksohet në vendimin e qeverisë, ku është detajuar edhe lista e ministrive që preken. Megjithatë vendimi nuk jep detajet se ku do të angazhohen të punësuarit e rinj, ndërsa objektivi i veprimtarisë së AKSHI-t është zbatimi i politikave e të strategjive, për zhvillimin e sektorit të shoqërisë së informacionit dhe në veçanti të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Bashkërendimi i programeve në fushën e SHI-së dhe në veçanti të TIK-ut; nxitje e investimeve në fushën e SHI-së; hartimi i praktikave për ushtrimin e kompetencave që i jepen ministrit nga legjislacioni në fushën e komunikimeve elektronike; promovimi i teknologjive të reja në fushën e SHI-së; dhënia e kontributit në edukimin dhe nxitjen e përdorimit të TIK-ut nga publiku, janë të tjera objektiva zyrtare të Agjencisë. Ndërkohë, partitë e opozitës e kanë akuzuar disa herë qeverinë se ka rritur në mënyrë të pajustifikuar numrin e punonjësve për t’i angazhuar në marrëdhëniet me publikun dhe përdorimin e rrjeteve sociale. Do të jenë 16 ministri dhe institucione që preken nga vendimi i fundit i qeverisë, ndërsa numri i përgjithshëm i punonjësve organikë buxhetorë nuk ndryshon.

Ndryshimet
1 – Agjencia Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit shtohet me 182 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 335.
2 – Ministria së Brendshme reduktohet me 10 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 14.146. 
3 – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1.997. 
4 – Ministria e Drejtësisë reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5.681. 
5 – Ministria e Financave dhe Ekonomisë reduktohet me 92 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 5.726. 
6 – Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 970. 
7 – Ministria e Mbrojtjes reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 8 971. 
8 – Ministria e Turizmit dhe Mjedisit reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1.035.
9 – Ministria e Kulturës reduktohet me 7 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 1.003. 
10 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reduktohet me 27 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 4.262. 
11 – Agjencia e Prokurimit Publik reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 25. 
12 – Agjencia e Zhvillimit të Territorit reduktohet me 2 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43. 
13 – Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar reduktohet me 1 vetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 34. 
14 – ADISA-s reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 155. 
15 – Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeo-hapësinor reduktohet me 3 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 46. 
16 – Inspektorati Qendror reduktohet me 4 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 21.
17 – Departamenti i Administratës Publike reduktohet me 5 veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 55. 
Sigal