Shkup, aksidentohet Ali Ahmeti Meta e takon kreun e BDI në spital

504
Sigal

MAQEDONI – Kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti është aksidentuar me makinë në autostradën Shkup-Tetovë, teksa shkonte për të takuar kryetarin e parlamentit shqiptar Ilir Meta. Ahmeti dhe shoferi i tij kanë marrë lëndime të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në një lidhje telefonike për A1 Report, zëdhënësi i BDI-së Artan Grupi tha se si pasojë e aksidentit, vizita e Ahmetit me Kryeparlamentarin shqiptar do të anulohet. Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni dhe në ditën e dytë të qëndrimit në Shkup ishte parashikuar takimi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti për në orën 11:30.

Megjithë anulimin e takimit zyrtar mes Metës dhe Ahmetit, biseda mes tyre duket se nuk do të jetë e pamundur, pasi kryeparlamentari shqiptar do të vizitojë kreun e BDI-së në spital.