Shkrumbohet nga flakët një banesë në Shkodër, ja momenti kur flakët dalin në ballkon

510
Sigal

Një apartament në Shkodër është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ish-kryqëzimi i degës.

Mësohet se në banesë fatmirësisht nuk ka pasur njeri. Sipas të dhënave paraprake, shtëpia, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati është djegur totalisht, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.

Sakaq, forcat zjarrfikëse, të cilat mbërritën në vendin e ngjarjes, bënë të mundur shuarjen e flakëve.