Pak minuta më parë është përfshirë nga flakët një automjet në autostradën Tiranë-Durrës.
JOQ raporton se automjeti është në pronësi të një shefi policie në Kavajë, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje.
“Para 10 minutash. Autostrada Tiranë- Durrës. Makina është e një shefi policie në Kavaje, nuk e di me emër.”, shprehet një qytetar.