Shkrumbohet lokali në plazh nga shpërthimi i bombolës së gazit

484
Një lokal në plazhin e Darzezës në rrethin e Fierit u përfshi totalisht nga flakët pas shpërthimit të një bombole gazi. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45 dhe lokali mësohet se është në pronësi të personit me inicialet S.Q. Policia e Fierit tha se fatmirësisht nga shpërthimi aksidental i bombolës së gazit nuk ka të lënduar në njerëz, përvec dëmeve material të shkaktuara. Pritet të mësohet më shumë nga policia në lidhje se çfarë e shkaktoi shpërthimin e bombolës së gazit.
Sigal