Shkrumbohen gjatë natës dy makina në Vlorë

465
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë gjatë natës. Dy automjete janë djegur në rrugën “Veledin Kollozi”.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po heton të shkuarën e pronarit të dy makinave. Një person i maskuar ka shkuar pranë dy makinave dhe u ka vendosur zjarrin. Janë sekuestruar disa kamera sigurie në zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

Makinat e djegura janë një e llojit “Benz”, si dhe një furgon.