Shkrimtarët më të pëlqyer, Artan Fuga, Bashkim Hoxha, Rezarta Reçi, Albert Zholi, Harallamb Kota

636
Përfundon panariri i 20-të i librit “Tirana, 2017. Shtëpitë botuese më të frekuentuara “Bota Shqiptare “ dhe” Morava”
Në këtë panair marrin pjesë rreth 87 shtëpi botuese madje edhe shtëpi botuese nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi.
Dje, ngjarja më e madhe e librit në vend, Panairi i Librit 2017, ka mbyllur dyert. Pas një maratone pesëditore me shitje librash, promovime, përkujtime shkrimtarësh e diskutime, ky panair ka përfunduar me sukses edicionin e 20-të. Sipas organizatorëve këtë ngjarje e vizituan 40.000 persona dhe pati ngritje të shitjeve për 30%, në krahasim me vitet e kaluara. Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, gjatë ceremonisë së hapjes së panairit tha se politikat e shtetit për librin duhet të jenë të drejtuara tek lexuesi.

Aktivitetet dhe rëndësia
Pavarësisht se nuk mungojnë aktivitetet gjatë çdo panairi, por në të ardhmen duhet të mendohet për një tjetër format të organizimit të aktiviteteve gjatë panairit; duhet të mendohet krijimi i atmosferës letrare edhe jashtë panairit, në trafikun urban, në hapësirat publike, e më gjerë, me plot reklama, afishe, aktivitete, bashkëpunime me shkollat e bizneset etj, etj. Duhet të krijohet atmosferë libri edhe jashtë hapësirës fizike të panairit, duke pasur edhe stenda mobile (lëvizëse), duhet të krijohen disa salla diskutimesh të ndryshme ku mund të bashkëbisedohet për autorë të rinj dhe frekuentuesit të kenë mundësi të ndjekin ligjërata të ndryshme, për lloj-lloj letërsie dhe zhanri letrar e më gjerë, duke përfshirë panelin miks prej shumë sfondesh profesionale. P.sh., në panairin e Lajpcigut, pa pretenduar për të arritur atë nivel edhe shumë dekada, por si model, mund të na shërbejë se si blerësit takohen me autorët e ndryshëm e shtëpitë botuese, se si ka salla të ndryshme për të folur herë për letërsinë e vendeve të Ballkanit, herë të Evropës Lindore, herë të letërsisë gjermane etj. Nuk mund të bëhet panairi i librit në Tiranë, sinonim me emrin e përveçëm të një publicisti apo shkrimtari që ka fuqinë e vet mediatike për promovim dhe për të promovuar vetveten politikanët e ndryshëm. Sa u jep hapësirë autorëve të rinj ky panair? Sa diskutohen problemet, me të cilat ballafaqohet çdo autor me shpërndarjen dhe shitjen e librit të tij? Sa ndeshen problemet e mosleximit, sfidat e leximit sot, ndikimi i teknologjisë, roli i e-shitjes në librin online?

Të metat dhe nxitja
Panairet e librit, qoftë edhe ky i Tiranës, kanë humbur fuqinë sidomos edhe me botimin, shpërndarjen dhe shitjen online. Ka shumë faqe ku mund të mbushet aplikacioni si autor, të krijosh xhirollogarinë tënde (si p.sh., “createspace”) dhe të futësh librat aty, për t’i botuar e shitur online. E porosisni përmes internetit dhe ju vjen në shtëpi kopja fizike, e shtypur në shtypshkronjën jashtë Tiranës, pa nevojën për atë lokale! Kjo i mundëson shumë autorëve të qasen direkt në tregun lokal e botëror, përmes shitjes online. Janë disa vështirësi edhe në këto e-tregje, të cilat kurrë nuk bëhen probleme në panelet e panaireve. Panairi është një fenomen dhe veprim ekonomik që mund t’u shërbejë palëve të ndryshme në interesa të ndryshme nëpërmjet takimit apo mbledhjes në këtë vend. Një panair organizohet nga mbështetja dhe nxitja e organizmave të ndryshme psh: “Nxitja nga qeveria. Panairi është vendi ku nëpërmjet mbledhjeve dhe ekspozitave takohen tregtarë, lexues, intelektualë, fonde dhe shkëmbehen informacione duke nxitur drejtpërdrejt zhvillimin e tregtisë së librit, si dhe duke tërhequr investime për të nxitur zhvillimin e botimeve të ndryshme.

Vizioni së ardhmes dhe çfarë duhet të lexojmë
Dihet mirëfilli se edhe në historinë njerëzore, që nga fazat e hershme të zhvillimit shoqëror, libri ka qenë i rëndësishëm për të gjitha segmentet e një rregullimi shoqëror. Madje edhe nga shtrirja religjioze, popujt e ndryshëm në botë kanë pasur dhe akoma kanë për bazë fletushka (suhufet), librat e shenjtë, që sipas tyre njerëzit janë munduar dhe kanë krijuar sistemin e jetës dhe si udhërrëfyes për ta. Koha e leximit të librit tek ne është zëvendësuar me kohën e pirjes së kafes nëpër bare e kafeteri, interesimi për librin është zëvendësuar me kohën e lojërave të pakufijë të internetit. Pra, bota e digjitalizuar e internetit dhe komunikimit virtual, kafeteritë, klubet e natës, lojërat e fatit, janë bërë “modë”, me ç’rast libri mbetet nën hijen e tyre. Ndoshta mosleximi i librit sot është një preokupim jo vetëm i krijuesve , por edhe i gjithë shoqërisë bashkëkohore në përgjithësi është e qartë sentenca, se njerëzit si s`lexojne edhe s`mendojnë, apo edhe për evoluimin e progresin e një tipi të ri të njeriut, gjithmonë libri ka qenë ai ndikuesi relevant. Andaj njeriu është pjesë e çdo gjëje që ka ndeshur në jetë, por në formimin e personalitetit të tij dhe avancimin e tij në shoqëri, njeriu është edhe pjesë e asaj që ka lexuar gjatë zhvillimit të kohës Ndaj në kohën që jetojmë duhet të kemi parasysh që botuesit duhet ti përshtaten kërkesave të lexuesve, vizionit të tyre, kohës që jetojmë, problematikave por dhe grupmoshave. Shtëpitë Botuese duhet të mendojnë filozofinë e ndërtimit të punës në funksion të lexuesve dhe të ardhmes së lexuesve. Kjo kërkon studim por edhe seleksionim, ku kryesore të jetë edukimi jo fitimi. Ndoshta janë këto cilësi që shtëpitë Botuese “Morava” dhe “ Bota Shqiptare” i kanë pasur parasysh në strategjinë e punës së tyre që kanë sukses në shitje. 




Sigal