Sigal

TIRANE– Një fëmijë 3-vjecar është përplasur nga një makinë në Tiranë rreth orës 17:00 të ditës së sotme.

Ngjarja ka ndodhur në Shkozë, teksa mjeti me targë AA644Sl, me drejtues Gentjan Hyka, ka aksidentuar një fëmijë të moshës 3 vjeç.

I mituri është dërguar në spital me makinë të rastit, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.