Shkon në 45 numri zyrtar i viktimave nga tërmeti

525
Sigal

Ka shkuar në 45 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi mëngjesin e dy ditëve më parë Shqipërinë.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se 3 viktima janë nxjerrë nga zona e ish-kënetës, pa bërë të ditur identitetin e tyre. Viktimat besohen se i përkasin familjes Lala e cila është më e goditura në këtë zonë.