VIDEO/ Shkon ndihma! U sulmua nga ariu në mal, helikopteri mbërrin pas tre orësh në Gjallicë

149
Mësohet se helikopteri ka arritur në vendin e quajtur Sasat në orën 13:20 dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Mbërrin më në fund ndihma për bariun Ekrem Onuzi, i cili u sulmuar nga një ari. Mësohet se helikopteri ka arritur në vendin e quajtur Sasat në orën 13:20 dhe është nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Bariu Ekrem Onuzi është sulmuar  teksa po kulloste bagëtitë e tij. Prej dy orësh është njoftuar Salla e Emergjencave për helikopter, por mjeti i transportit është vonuar ndërkohë që i plagosuri lufton me vdekjen. Banorët e zonës bëjnë me dije se gjendja e 45-vjeçarit është shumë e rëndë.