Shkollat publike do t’i jepen me koncesion privatit

1054
Shkollat publike do i jepen me koncesion privatit, nis tenderi i parë 19 miliardë e 940 milion lekë

Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisëshpall tender për dhënie në koncesion të 5 shkollave, njësi administrative 9 dhe 11. Tenderi është njoftuar i hapur në datën 3 nëntor 2017 dhe përfundon pranimi i dokumentacionit dhe ofertës në datën 27 dhjetor. Njësitë administrative 9 dhe 11përfshijnë përkatësisht lagjet Brraka dhe zonën e Laprakës, Institut, Bathore. 

Autoritet kontraktor në këtë Tender për Kontratë Koncesionare është Bashkia Tiranë.

Kostoja e vlerësuar e projektit njëkohësisht fond limit për këtë tenderim është 1 940 859 276 (një miliard e nëntëqind e dyzetë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë) Lekë pa TVSH.

Forma e kontratës: Koncesion/Partneritet Publik Privat (PBOTM) (Projektim, Ndërtim, Operim, Transferim dhe Mirëmbajtje.

Burimi i financimit: Bashkia Tiranë dhe Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë(Autoriteti Kontraktor)

Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: Kohëzgjatja e kontratës PPP të Koncesionit do të jetë 7(shtatë) vite e 18 (tetëmbëdhjetë ) muaj.

Në pasaportë (Open Procurement Albania) bëhet e ditur se Kompania Koncesionare që do të krijohet pas lidhjes së kontratës së Koncesionit do të shlyhet tërësisht (likuidohet) për totalin e shumës së investuar (shpenzuar) në një periudhë kohore prej 7 vitesh nga data e dorëzimit të objekteve duke i përllogaritur edhe një rimbursim për marzh fitimi në masën 6.28 % në vit. Koncesionari do të përballojë me të ardhurat e veta të gjithë investimin për projektimin ndërtimin mobilimin pajisjen me laboratorë, mirëmbajtjen, mbikëqyrjen dhe kolaudimin si dhe vënien në funksion të tyre. Objektet arsimore duhet të ndërtohen si dhe të jenë funksionale në një afat kohor prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj nga data e lidhjes së kontratës. Pas ndërtimit dhe vënies në funksion të objekteve arsimore , koncesionari/PPP do të mirëmbajë objektet për një periudhë 7 (shtatë) vjeçare. Pas përfundimit të ndërtimit, Autoriteti Kontraktor do i paguajë koncesionarit/PPP një shumë të caktuar vjetore deri në përfundim të plotë të shumës së investuar.

Për Zonën Tirana 1 janë parashikuar gjithsej 5 shkolla. Në pasaportën e këtij prokurimi do të gjeni edhe informacionin mbi rregullime të tjera sikurse faktin që Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një sipërfaqe prej 27 936 metra katrorë vendosur përkatësisht: Tre objekte arsimore janë vendosur në njësinë Administrative 11 dhe dy objekte arsimore në njësinë Administrative nr. 9.

Në tender mund të marrin pjesë operatorë ekonomikë dhe bashkime operatorësh vendas apo të huaj (kriteret janë në dokumente të vendosura në Pasaportë).

Ky tender realizohet me procedurë të hapur në pajtim me nenin 22 të ligjit nr. 125/2013 , I ndryshuar “Për Koncesionet dhe Partneritetit Publik Privat”. Autoriteti kontraktor do të marrë parasysh vetëm ofertat e atyre operatorëve ekonomikë apo Bashkimit të Operatorëve Ekonomikë, të cilët kanë kaluar kufijtë minimalë, të përcaktuara në kriteret e kualifikimit.

Në pasaportën e këtij tenderi janë vendosur të dhëna edhe mbi kontratën, dokumente standarde, përshkrime dhe specifikime teknike, të dhëna të objekteve materiale të koncesionit në kontekst gjeografik.

Operatorët që kontestojnë kritere dhe afate të tenderimit kanë të drejtë të bëjnë ankesat e tyre pranë autoritetit prokurues e më tej pranë Komisionit të Prokurimeve Publike.
Sigal