Shkollat e zonave rurale pa ngrohje, fondi i druve keqpërdoret nga komunat

605
Sigal

BERAT/ Mësuesi Samit Bregu: “Shkollat e fshatrave duhen rikonstrukturuar, janë pa dyer, pa dritare dhe me lagështi”

 e temperaturave që ka sjellë stina e dimrit ka shfaqur probleme tek shkollat e zonave rurale, të cilat nuk kanë ngrohje. Fëmijët e shkollave 9-vjeçare, që jetojnë në zonat malore të Qarkut të Beratit përveç të ftohtit duhet të durojnë edhe lagështirën, e cila depërton nëpër godinat e shkollave për shkak të amortizimit të madh të tyre. Nxënësit në zonat e Skraparit dhe ato të Beratit, detyrohen të udhëtojnë një orë në këmbë për të shkuar në shkollën më të afërt, pasi në shumë fshatra nuk ka shkolla për efekt të largimit të banorëve. Të pyetur nga “Telegraf”, fëmijët e fillores shprehen, se kanë shumë ftohtë dhe lodhen shumë nga rruga e gjatë. Burime nga disa drejtori shkollash bëjnë të ditur se për të furnizuar shkollat me dru për ngrohej e kanë të drejtën vetëm komunat. Madje, sipas tyre, komunat kanë një fond të veçantë, që iu akordohet për shkollat. “Por përderisa fëmijët durojnë të ftohtin dhe nuk ngrohen, mund të themi se ky fond nuk dihet se ku ka përfunduar. Kryetarët e komunave të zonave malore fondin që jepet për ngrohjen e shkollave e përdorin për disa interesa të tjera të komunave. Kjo ka bërë që dhe shkollat të mbeten pa ngrohje”,- tha një drejtor shkolle në zonën e Skraparit.

Gjendja

Mësuesit e shkollave shprehen se ndihen keq kur shikojnë në klasë fëmijët e lagur nga shiu. Mësuesi Samit Bregu u shpreh për “Telegraf” se, komunat kanë fonde të posaçme që jua ka dhënë ministria për ngrohjen e shkollave. “Përveç problemit të ngrohjes dua të theksoj edhe çështjen e lagështirës së madhe, madje nëpër fshatra ka edhe shkolla pa dritare, pa dyer. Një pjesë e dritareve janë të izoluara me plastmasë për të mos lejuar të paktën erën të mos futet brenda në klasë. Në disa zona të Skraparit shumë prindër i blejnë vetë drutë e zjarrit për tu ngrohur fëmijët e tyre. Por kjo nuk është zgjidhje. Prindërit nuk e kanë për detyrë, pasi përgjegjësin e kanë komunat, të cilat e marrin fondin për ngrohje”, tha Bregu. Në shkollën e Komunës malore të Tërpanit fëmijët udhëtojnë një orë në këmbë për të shkuar deri në shkollën. Por kur mbërrijnë aty janë tejet të lodhur, të lagur dhe të ftohur. Në klasë ata nuk gjejnë një ambient të ngrohtë për tu qetësuar dhe për të mbledhur veten. E njëjta gjë ndodh edhe në shkollat e tjera të Skraparit, ku fëmijët udhëtojnë një ose dy orë në këmbë për të shkuar deri te shkolla më e afërt. Mësuesi Bregu shprehet se Qeveria duhet të kthej vëmendjen edhe në shkollat e kësaj zone dhe të mos i japë shumë përparësi shkollave në qytet, pasi sipas Bregut çdo shkollë që rikonstrukturohet është në qytet, “mesa duket shkollat e fshatit nuk janë në listën e Qeverisë”,- tha Bregu.