Shkoi të grabiste bankën, por e gjeti derën mbyllur, përleshja me rojen e sigurisë

739

Pasditen e sotme një bankë e nivelit të dytë është tentuar të grabitet nga një person i armatosur.

Sigal

Personi me iniciale E.M me pistoletë në dorë ka shkuar në hyrje të bankës, por pasi e ka gjetur derën të mbyllur filloi të qëllojë me armë.

Në momentin e ngjarjes banka nuk po kryente asnjë funksion pasi ishte mbyllur në orën 16:00, ndërsa në 16:30 kur autori tentoi që të futet për ta grabitur brenda ishin punonjësit duke mbyllur bilancet e ditës.

Autori i cili paraprakisht dyshohet të jetë nga Berati u përlesh me rojen e sigurisë dhe pasi hasi në rezistencën e këtij të fundit qëlloi me armë drejt derës.

Për fat të mirë askush nuk mbeti i plagosur nga kjo ngjarje, ndërsa forcat e policisë e kapën autorin në tentativë e sipër për tu larguar me vrap.