Shkodra festë në Velipojë, Zëvendëskryetari i LSI-së, befason edhe si këngëtar

746
Sigal

E shtuna në mbrëmje e 14 korrikut, është shndërruar në festë në plazhin e bukur të Velipojës të bashkisë së Shkodrës, teksa mijëra qytetarë nga Shkodra e jo vetëm, kanë marrë pjesë në përurimin e Grand Hotel Europa Resort, një investim i biznesmenit Agron Çela, njeherësh edhe deputet i LSI-së!

Mes të pranishmëve kanë qenë edhe përfaqësues të politikës, ku natyrshëm në shumicë kanë qenë deputetët e LSI-së, të prirë nga kryetarja e tyre zonja Monika Kryemadhi.

Festa që ka vazhduar deri në orë e vona pas mesnatës, i ka ndezur të gjithë të pranishmit mes ritmeve të muzikës së bukur të këngëve qytetare shkodrane, me të cilat ka befasuar si këngëtar deputeti dhe zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i cili është rrëmbyer prej atmosferës festive të krijuar nga kolegët e partisë së tij, por edhe prej nostalgjisë së kohës kur ka qenë student në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër!

Shumë prej të pranishmëve, të befasuar nga Luani këngëtar dhe me humorin e njohur shkodran, kanë shpejtuar “ta prenotojnë” për sezonin e verës, meqe edhe Parlamenti do te nisë pushimet!