Sigal

Të tjera detaje zbulohen nga krimi në Shkodër, ku mbeti i vrarë me thikë 54-vjeçari Prendush Fushaj. Burimet bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi Fredi Pllumi, rreth 30 vjeç.

Ndërkaq mësohet se shkak për konfliktin mes viktimës dhe autorit është bërë një akuzë për vjedhje.

Viktimës 54-vjeçare, Prendush Fushaj i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin madje e kishte denoncuar në polici.

Policia e ka shoqëruar Pllumin por më pas e ka lënë të lirë.

Sot pasdite autori ka shkuar te banesa e viktimës dhe pasi kanë debatuar e ka therur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i kanë sjellë vdekjen.