Shkodër/ Vrau gruan e pronarit, dënohet me burgim të përjetshëm Fatjon Karmeshtna

590
Sigal

Gjykata për Krime të Rënda dënon me burgim të përjetshëm, Fatjon Karmeshtnen, për vrasjen e Suela Sulës. Krimi u bë me urdhër të bashkëshortit të Suelës, Sadetin Sula.

35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, baba i katër fëmijëve, më 18 prill 2016  ka mbytur me duar Suela Sulën në tualetin e mobilerisë së saj në Shkodër, me urdhër të bashkëshortit Sadedin Sul, nënë e tre fëmijëve.

Në provat kundër tij është edhe një regjistrim audio i bërë nga telefoni i viktimës. Në këtë material dëgjohet se si Sadedin Sula dhe i dënuari, Karmeshtna, flasin me njëri-tjetrin.

Nga biseda rezulton se ata kanë një raport të ngushtë

dhe Sadedin Sula dëgjohet të thotë së ka dyshime se e shoqja e tradhtonte dhe kishte frikë se do të ndahej dhe do t’i merrte gjysmën e mobilerisë.

Fatjon Karmeshtna ka qenë punëtor në mobilerinë familjes Sula dhe sherri i fundit mes dy bashkëshortëve ka qenë pikërisht për të. Suela i ka kërkuar Sadedinit që ta largojë nga puna, por kjo nuk është bërë dhe disa ditë më vonë ajo dyshohet se u mbyt nga 35-vjeçari.