Shkodër – Skena filmi/ Policia neutralizon transportuesit e kanabisit, sekuestrohet lënda narkotike

450
Sigal

Policia e Shkodrës
publikoi pamjet e aksionit të sekuestrimit të një sasie prej 5 kg kanabis
sativa.


Në pamje shihet momenti kur
policia ndalon dhe nën “kërcënimin” e armëve neutralizon dy persona që po
transportonin kanabis.


Pas arrestimit të dy shtetasve,
përkatësisht Edmir Demirajt dhe Avni Kuçajn, u sekuestrua edhe lënda narkotike,
e cila ndodhej e
 futur në një qese në pjesën e pasme të sediljes së
pasagjerëve.


Autorët nuk kanë bërë rezistencë.
Në aksion janë përfshirë disa policë të veshur civilë. Pas sekuestrimit të
drogës, policia ka sekuestruar edhe dy automjete, një tip benz dhe një tjetër
Citroen.