Sigal

Një shkëndijë elektrike ka në një automjet tip “Benz”, ka shkaktuar edhe djegien e garazhit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Barbullush.

Mësohet se si pasojë e zjarrit në garazh kanë shpërthyer edhe dy bombola gazi të cilat kanë provokuar shtimin e intensitetin të zjarrit.

Familjarët pasi kanë parë flakët, lajmëruan zjarrfikësit e Bashkisë Vau Dejës, të cilët shkuan në vendin e ngjarjes. Në ndihmë të tyre shkuan edhe dy zjarrfikëse nga Shkodra, të cilat fikën zjarrin.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale.