Shkodër, radhë të gjata pranë zyrës së pasaportave

470
E njëjta problematikë në lidhje me pajisjen me pasaportë të qytetarëve shqiptarë, ditën e martë është hasur në qytetin e Shkodrës, kjo pas problematikës që shoqëroi këtë proces ditën e hënë në qytetin e Elbasanit. Shume banorë në qytetin e Shkodër janë detyruar të presin për orë të tëra, përr tu pajisur me nje pasaporte biometrike. Kjo situatë nuk ka kaluar pa pasur dhe problematika të tjera, si konfikte mes personave të rreshtuar në radhë apo dhe probleme mes punonjësve dhe qytetarëve. Nga situata, e cila po bëhet një problem i vërtetë në shumë qytete të shqipërisë, më të ndeshkuarit duket se janë emigrantët, të cilët përveçse duhet të presim me ditë të tëra për marrjen e kuponave, janë të deturuar të qëndrojnë në radhë për orë apo ditë të tëra për të tërhequr këto pasaporta.

 Përveç këtyre problematikave të cilat janë bërë të përditshme në shumë qytet, emigrantët janë të detyruar të paguajnë trefish çmimin për pajisjen me pasaportë, kjo për të fituar kohë, por si duket ky rregull nuk zbatohet thuajse në asnjë rast. Marrja e një pasaporte brenda periudhës së qëndrimit në Shqiperi, duket se do të mbetet një mision i vështirë për këta emigrantë. Në qytetin e Shkodrës, në sportelin e vetëm të marrjes së pasaportave situata paraqitet e shumë e rënduar. Qëndrimi në radhë nuk u është kursyer as nënave me fëmijë, të moshuarve që presin në radhë për një përgjigje, ndërkohë që pasaporta vonohet javë të tëra. Një pjesë e tyre personave kanë shpresuar se duke zgjedhur kuponin që kushton 18 mijë lekë, do të mund të marrin pasaportën për tre ditë, por ky afat nuk zbatohet në asnjë rast. Në këtë sportel të drejtorisë së policisë tërheqin pasaportën të gjithë banorët e qarkut të Shkodrës. Në muajt korrik e gusht nga radhët e gjata janë ndëshkuar emigrantët, të cilët janë kthyer në vend për pushime, por edhe për rinovimin e dokumentave.
Sigal