Shkodër/ Pranga 37-vjeçarit, tentoi kalimin e kufirit Hani i Hotit për 34 klandestinë

597
34 klandestinë nga vendet e treta janë bllokuar sot në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ndërsa ka rënë në pranga transportuesi i tyre.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në pranga është vënë shtetasi Bledjan Lapi, 37 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i tij u bë pasi është kapur në flagrancë në rrugën automobilstike “Bajzë-Hot”, pikërisht në afërsi të kishës së fshatit Hot, me një kamionçin të markës “Benz”, me targë AA 082DM, me të cilin po transportonte 34 (tridhjetë e katër) shtetas të vendeve të treta. 
Ky shtetas, klandestinët i kishte marrë në “Dropull” të Gjirokastrës, me qellimin për t’i çuar deri në fshatin “Hot “, të rrethit Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, kundrejt shumës 1700 euro. Materialet në ngarkim të shtetasit Bledjan Lapi, i referohen Prokurorisë PranëGjykatës së Shkallës së Parë për hetime të mëtejshme, për veprën penale“Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Sigal