Një 29 vjeçar është larguar prej dy ditësh nga banesa e tij dhe deri më tani nuk dihet asgjë për të.

Shtetasi me iniciale A.D, banon në fshatin Naraç të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Ka qenë babai i tij, 50 vjeçari N.D, ai që ka bërë denoncimin në polici.

“Më datë 11.09.2018, shtetasi N. D., 50 vjeç, banues në fshatin Naraç, Bashkia Vau i Dejës, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa djali A. D., 29 vjeç, që më datën 10.09.2018.

Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, njofton policia.