Sigal

SHKODER– “Kultura e Shkodrës është më e fortë se plumbat e drogës”. Ka qenë ky mesazhi kryesor i përcjellë pasditen e sotme nga dhjetëra qytetarë të Shkodrës, të cilët kanë marshuar në rrugët e qytetit.

Në një protestë të pazakontë, por që ka marrë shkas nga ngjarjet e rënda që kanë goditur Shkodrën në muajt e fundit, ka bërë që në numër i madh qytetarësh të dalin në rrugë. Bashkë me ta, në këtë marshim protestë kundër krimit që po terrorizon qytetin, u bashkuan edhe drejtuesit lokalë të bashkisë.

Ndryshe nga çdo protestë tjetër, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Arqipeshkvi i Shkodrës, imzot Angelo Massafra dhe hoxha i xhamisë se Rusit, Fejzi Zaganjori dhe përfaqësuesi i kishës ortodokse mbështesin protestën e shkodranëve kundër krimit pa ndëshkim.