Shkodër/ Lëvizte me pistoletë, prangoset

585
Sigal

Një 54-vjeçar me iniciale S.K është vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Atij iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri tip “Ekol Viper 4.5” pa fishekë.

Ai u arrestua në lagjen Bahçallek të Shkodrës, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Ndaj tij rëndon akuza “armëmbajtje pa leje”.