Sigal

SHKODER-Nje i ri ka rene ne pranga e policise se Shkodres pasi u kap me nje arme ne cante. Behet fjale per shtetasin Fatjon Boshnjaku, 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” ne Shkodër.

NJOFTIMI
Në vijim të zbatimit të planit të masave për “Kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe kapjen e autorëve të ndryshëm të veprave penale”, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponja”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër kanë kryer kontrolle të befasishme në qytetin e Shkodrës.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Në pranga poseduesi i saj.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi:

– Fatjon Boshnjaku 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.