Shkodër/ I ndërpresin energjinë të moshuarëve edhe pse kyerfamiljari është i paralizuar

516
Është 75 vjec, jeton me bashkëshortin e paralizuar, pork jo nuk e ka shpëtuar nga ndërprerja e energjisë elektrike për shkak se rezulton debitore në sistemin e OSHEE. Ngjarja e dhimbshme është regjistruar në fshatin Boric të Shkodrës, ku 75 vjecarja Hajrije Hebaj prej 48 orësh vuan mungesën e energjisë elektrike në banesën e saj të thjeshtë. OSHEE ka gjykuar që t’I ndërpresë energjinë, pasi ajo rezulton debitore me 8 milionë lekë të vjetra pranë Operatorit të Shpërndarjes. Situata bëhet edhe më dramatike kur 75 vjecares i duhet që vec të jetojë si në mesjetë, duke përdorur për ndricim qirinjtë, edhe të kujdeset për bashkëshortin e saj të paralizuar. 

Të ardhurat që ka kjo familje në fshatin Boric nuk i kalojnë 9 mijë lekë në muaj, ndërsa e moshuara i jep një apel Qeverisë për të vënë dorën në zemër. Apeli i saj ndaj shtetit shqiptar shkon për ndihmë, pasi jetesa në të tilla kushte dhe me bashkëshortin e paralizuar është e pamundur për të. “I kam paguar, por kur i rritën kuotat me 60-70 mijë lekë në muaj…ku ti marr unë me 90 mije leke pension në muaj. Më thanë ke 8 mln lekë për të paguar. Kush i shfrytëzoj 8 mln lekë këtu në këtë shtëpi. Kemi nevojë të na ndihmojnë dhe jo të na heqin dritet, eshte krimi i madh ky”, shprehet 75 vjecarja.
Sigal