Shkodër, familjet e zonave të përmbytura bllokojnë pedonalen

66
Banorët e zonës së Nënshkodrës kanë dalë sot në protestë për dëmshpërblimet nga përmbytjet, duke bllokuar pedonbalen e qytetit të Shkodrës dhe qarkullimin e mjeteve.

Familjarët e zonave të përmbytura protestuan përpara prefekturës, duke thënë se dëmshpërblimet nuk po ndahen ashtu siç u premtua.

Ata thonë se po ndahen në mënyrë selektive dhe pa procedura të rregullta.