Shkodër – Detyrim paraqitje për dregtarët e duhanit, u përplasën me policinë

69

Prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për tregtaret e duhanit në Shkodër,  të cilët dy ditë më parë u përplasën me policinë. Ata akuzohen për veprën penale te “kundershtimit te personave qe kryejne funksione publike”.

Ndërsa për goditjen e policit, nuk është regjistruar procedim penal, pasi oficeri i policise nuk ka pasur asnjë shenjë dalluese që është funksionar policie.

Ndërkohë një ditë më parë me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës ka vendosur pezullimin nga detyra të oficerit të policies, Pjerin Lazri  i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Lazri mbante postin e shefit të krimit ekonomik në policinë e Shkodrës, dhe  gjatë konfliktit që pati një ditë me parë me tregëtarët e duhanit, shfaqet në pamje filmike   duke nxjerrë armën tip pistoletë.

Ndërsa policia ka arrestuar katër tregëtarët të cilët akuzohën për kundershtim me dhunë të punonjësve te policisë.