Shkodër/ Asgjësohen 6555 bimë narkotike në proçes tharje

544
Sigal

Policia vazhdon aksionin për asgjësimin e lëndëve narkotike në të gjithë vendin.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer një aksion në Shkodër ku kanë zbuluar dhe asgjësuar 6555 bimë narkotike kanabis sativa.

Bimët narkotike ishin në proces tharje, ndërsa në aksion morën pjesë 150 forca të FNSH.

Droga ishte kultivuar në 3 sera pa pronarë, ndërsa hetimet do të vijojnë për të identifikuar për arrestuar pronarët e kanabisit.