Shkodër, asgjësohen 56 bimë kanabis; në kërkim 41-vjeçari

591
Në kuadër të luftës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, Policia e Shkodrës ka asgjësuar 56 bimë narkotike të llojit kanabis sativa në fshatin Plan, në vendin e quajtur “Mulliri i Shehut” poshtë qafës “Boshit të Madh, Njësia Administrative Pult, Shkodër, , e cila rezulton të jetë pronë publike.
Për këtë rast u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
D.K. 41 vjeç, banues në fshatin Golem, Njësia Administrative Rrethina Shkodër,
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal