Shkodër, asgjësohen 400 rrënjë bimë Canabis Sattiva

545
Policia e Shkodrës në sajë të operacioneve antikanabis të ndërmarra kohët e fundit, ka bërë të mundur asgjësimin e 400 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. 
Pas një kontrolli të ushtruar nga efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë ditës së djeshme në fshatin “Kir”, në vendin e quajtur “Mark Nonaj”, në komunën Pult, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar, 1 parcelë me gjithsej 200 rrënjë bimë narkotike si dhe 200 kubik me bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.
Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal