Shkodër, asgjësohen 2430 rrënjë bimë narkotike, autorët në kërkim

482
Policia e Shkodrës në vijim të operacioneve të ndërmarra për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike mbjella, arriti të gjejë dhe asgjësojë 2430 rrënje bimë narkotike.
Burime nga policia bëjnë të ditur se pas një kontrolli të ushtruar në disa zona në Qarkun e Shkodrës u gjetën dhe u asgjësuan dy parcela me 1.800 rrënjë bimë narkotike të dyshuara si Canabis Sattiva në fshatin Qerret, në komunën Qerret, në Pukë. Në fshatin Plan, në komunën Pult, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar 3 parcela me 630 rrënjë bimë narkotike.
Këto bimë u asgjësuan në vend me anë të djegies ku një pjesë e tyre u mor në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale”Kultivim i bimëve narkotike”.
Sigal