Sigal

Policia e Shkodrës, ka njoftuar se ka prangosur sot, Alfred Pllumbaj, autorin e dyshuar të vrasjes së mbrëmshme me thikë në Shkodër, të Prendush Fushajt.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se kapja e tij u bë e mundur si rezultat  i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia, pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër.

Njoftimi i Policisë

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit Prendush Fusha, ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.

Kapja e tij u bë e mundur si rezultat  i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia.

Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit:

Alfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Ky shtetas dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Prendush Fusha,  ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e arme?ve te? ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.