Shkodër, arrestohet 35 vjeçari i shpallur në kërkim për drogë

214
Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës ka përfunduar në pranga.

Shtetasi Angjelin Shkëmbi, banues në Pulaj të Velipojës u arrestua pasi më datë 28 shkurt të këtij viti ishte shpallur në kërkim.

Policia sqaron se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 14 shkurt 2017, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.