Kanë rënë në pranga 3 shtetas në një sallë lojrash euro lloto me armë zjarri dhe lëndë narkotike, ditën e sotme në Shkodër.

Nga burimet e policisë thuhet se janë sekusetruar 3 armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike Cannabis. Bëhët me dije se të arrestuarit janë: Enduel Bajraktari, 29 vjeç, banues në Vau i Dejës Mirjan Ndoj, 27 vjeç, banues në Vau i Dejës  si dhe Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e sallës lojrave euro lloto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa.

Vijojnë hetimet për këto shtetas pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.