Shkodër, 9 punonjës tatimesh të arrestuar dhe 10 të shoqëruar për evazion fiskal

481
SHKODËR – Gjatë një aksioni të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër, janë vënë në pranga nëntë persona. Ndërsa janë shoqëruar mbi 10 të tjerë.
Nga dyshimet e para, mendohet se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë krijuar një skemë korrupsioni për shmangien e taksave.
Aksioni erdhi pas kontrollit në disa subjekte tregtare ku u gjetën shkelje ligjore.
Sipas, drejtorisë së Tatim-Taksave, disa subjekte në Velipojë kanë rezultuar me shkelje.
Sigal