Shkodër, 42-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i pallatit

603
Sigal

Një shtetase e sëmurë me probleme mendore është hedhur nga kati i tretë i një banese në lagjen “Salo Halili” në Shkodër, duke pësuar dëmtime të rënda.

Policia bën me dije se shtetasja me iniciale K.M, 42 vjeçe, banuese në në lagjen “Ahmet Haxhija”, ka rënë nga ndërtesa.

Si pasoje e rënies, ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.