Shkelje në 4 tendera, shkarkohet kancelari i Universitetit të Korçës

122
Shkarkohet nga detyra kancelari i universitetit të Korçës ‘Fan .S. Noli’ Ilir Sosoli pasi iu gjetën shkelje në 4 tendera, që llogariten në shuma të konsiderueshme. Shkarkimi i kancelarit është bërë nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit pas raportit të auditit të brendshëm. Burime bëjnë me dije se Ilir Sosoli ka kryer shkelje në 4 tendera, një ndër të cilët është edhe tenderi i rojeve të sigurisë së Universitetit të Korçës. Ndërkohë që ish-Rektori i Universitetit Gjergji Mero së bashku me 5 punonjës të tjerë të stafit kanë marrë vërejtje me paralajmërim pas auditit.