Shkelet sërish afati për rrugën Lin-Pogradec

555
Edhe pse afati i punimeve ka përfunduar që në muajin Shkurt të këtij viti, rruga Lin-Pogradec ende nuk ka përfunduar. Ky aks rrugor nuk do të jetë gati as për këtë sezon turistik.
Aktualisht po punohet në kilometrin e fundit, por përgjatë gjithë rrugës ka rrëshqitje të tokës. Nga muaji Dhjetor i vitit të kaluar është punuar vetëm në një segment prej 900 metrash, duke lënë pezull kilometrin e fundit të këtij aksi.Para dy vjetësh për këtë rrugë u kërkua shtesë fondi nga qeveria shqiptare për vazhdimin e punimeve dhe përfundimin e saj. Por ajo që shihet edhe gjatë këtij viti janë vetëm gurë të mëdhenj anësh rrugës, shtylla betoni gjysëm të përfunduar dhe disa punëtorë që gërmojnë diku në një cep të rrugës.
Në 2014 ndërtimi i këtij segmenti, u ndërpre, për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj firmës ndërtuese. Puna rifilloi pas garancisë se qeverisë për të marrë përsipër dhe shlyer detyrimet e akumuluara.
Sigal