Shkelën rregullat e Shengenit, riatdhesohen nga Spanja 40 shqiptarë

533
Pasditen e sotme rreth orës 17:00, nëpërmjet një fluturimi riatdhesimi të përbashkët me Charter, organizuar nga autoritetet Spanjolle dhe agjencia “Frontex”, janë kthyer nga Spanja në Shqipëri 40 shtetas shqiptarë të cilët kanë shkelur rregullat e qëndrimit në Zonën Shengen. Konkretisht nga Spanja janë kthyer 20 shtetas, nga Gjermania 8 shtetas dhe nga Franca 12 shtetas.
Operacioni i riatdhesimit u zhvillua nga agjencitë ligjzbatuese të Spanjës dhe FRONTEX. Në bordin e avionit në përbërje të eskortës kishte mjekë dhe një psikolog. Të gjithë shtetasit e kthyer sot, janë penalizuar për 3-5 vjet të mos udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Shengen.
Sigal